Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pengmarrja në aeroportin e Hamburgut: Lirohet vajza, arrestohet babai i saj

Gazeta10
05 November 2023 - 15:39

Policia lokale në Hamburg ka thënë se është liruar një vajzë e vogël, e cila është dyshuar të jetë marrë peng nga babai në aeroportin e Hamburgut.

Për 18 orë, aeroporti ka qëndruar i mbyllur.

Burri e ka drejtuar makinën përtej kufizimit të sigurimit dhe ka hyrë në pistën e aeroportit në mbrëmjen e së shtunës, bashkë me të bijën katërvjeçare.

Ai më pas e ka parkuar makinën nën një aeroplan.

Në fund, ai është dorëzuar para autoriteteve “pa rezistuar”, sipas policisë, e cila e ka arrestuar.

“Fëmija duket se nuk është lënduar”, ka thënë policia përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Incidenti ka rezultuar me shtyrje dhe anulim të dhjetëra fluturimeve./REL

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.