Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pensionistit nga Rahoveci nuk i njihet përvoja e punës 15-vjeçare për një muaj

Gazeta10
20 October 2022 - 8:37

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmeti”, është raportuar se një i moshuar i cili kishte punuar 15 vite, vetëm për një muaj nuk i njihet përvoja e punës së tij, raporton Gazeta10.

74 vjeçari, Xhevdet Ejupi nga Rahoveci tregon se gjatë kohës që ai ishte në marrëdhënie pune në vitet e 80-ta morri pjesë në portestat kundër Serbisë që i kushtoi me largim nga puna e që tani kjo po ia mohon marrjen e kontributit pensional të tij.

“Prej Rahoveci deri Prishtinë 63 km kemi ec kamë borë e shi, për të bërë protestë Prishtinë, unë për një muaj që nuk kam mujt me i dhanë 20 euro sa duhet, tani kam mbetë që tetë vite. Këta po presin me vdek na, se unë 74-vjet i kam e shumica kanë vdek, po tash edhe pak ka mbetë ndoshta edhe 100, 200 që mbesin gjallë thonë hajt se i jepim.”, ka thënë ai.

Ejupi, ankohet se vlera e pensionit që aktualisht merr është shumë e vogël.

“Unë e kam penzionin 100 euro, të pleqërisë, do të thotë tre euro në ditë, me pi një makiato dhe pako cigare dhe më s’ka.”, ka thënë ai.

Profesori i çështjeve së ekonomisë Muhamet Mustafa, thotë se Kosova duhet të bëjë reforma për këtë shtresë të shoqërisë, por po ashtu qeveria duhet këtë të ia fakturojë Serbisë në tavolinën e dialogut dëmet që iu ka shkaktuar këtyre pensionistëve.

Kanal10 lidhur me kërë çështje ka kërkuar edhe përgjigje nga Ministria e Financave  Punës dhe Transfereve por nuk ka marrë përgjigje./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=ofYZqhuV6Cc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.