
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Arben Ahmeti, në emisionin “Gallatë”, në Kanal10, humanisti Halil Kastrati, ka rrëfyer se si ka njerëz që dikur janë ushqyer në kuzhinat e tij dhe tani janë donatorë të shoqatës.
“Ka prej tyre që për 5 vite ka marrë ushqim në kuzhinë dhe sot është donator i rregullt i shoqatës “Jetimat e Ballkanit””, ka thënë Kastrati.
Kastrati tutje ka thënë se ka pranuar edhe telefonata nga jashtë vendit ku një qytetar që dikur i kishte ndërtuar shtëpinë tani ka kërkuar xhirollogarinë e shoqatës për ta ndihmuar aktivitetin e saj. /Gazeta10/