Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Për pak minuta pritet të fillojë takimi i shumëpritur Jasharaj-Kurti, greva në arsim është tema e tyre

Gazeta10
13 September 2022 - 7:57

Për pak minuta pritet të fillojë takimi midis udheheqësit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që lidhet me grevën në arsim, raporton Gazeta10.

Ky takim është paralajmëruar të fillojë në orën 8:00.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.