Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për të shtatën ditë me radhë protestohet për drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Gazeta10
03 November 2026 - 17:37

Për të shtatën ditë me radhë po vazhdojnë protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në shesh, prej nga kanë marshuar drejt institucioneve, duke kërkuar drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

Gazetari i Kana10, Zeqir Hasani, i cili raportoi drejtpërdrejt nga marshi, bëri të ditur se tubimi nisi nga sheshi dhe po vazhdon drejt institucioneve. Sipas tij, numri i protestuesve ishte dukshëm më i vogël krahasuar me netët e kaluara.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, nga ish-kunati i saj. Ajo u vra vetëm pak ditë pasi kishte paralajmëruar me letër institucionet për rrezikun që i kanosej jetës së saj. Ngjarja tragjike ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte raportuar ish-bashkëshortin për kanosje.

Vrasja e saj nxiti reagime të shumta publike, protesta dhe masa brenda institucioneve. Ndër zhvillimet pas rastit ishte edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.