Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Perez e ”fajëson” Shqipërinë që nuk i dha asnjë pikë Viniciusit për Topin e Artë, por e vërteta është ndryshe

Gazeta10
24 November 2024 - 16:17

Florentino Perez ka folur edhe njëher për ndarjen e çmimin të Topit të Artë.

Ishte futbollisti i Manchester Cityt, Rodri i cili u shpall lojtari më i mirë për vitin 2024, duke fituar garën me Vinicius Jr.

Presidenti i Real Madridit, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Klubit këtë të diel e kritikoi edhe Shqipërinë për mos votimin e Vinicusit.

“Nëse gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të votonin, Viniciusi do ta fitonte Topin e Artë. Këto shtete nuk dhanë asnjë votë për Viniciusin. As edhe një! Finlandezi, të paktën, dha dorëheqje. Dhe ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e jurisë. E vlerësoj këtë”, ka thënë Perez.

Ishte gazetari Beznik Dizdari, i cili ka votuar për Shqipërinë, dhe këto janë votat e tij.

  1. Rodri – 15 pikë
  2. Lamine Yamal – 12 pikë
  3. Dani Carvajal – 10 pikë
  4. Jude Bellingham – 8 pikë
  5. Antonio Rudiger – 7 pikë
  6. Erling Haaland – 5 pikë
  7. Lautaro Martinez – 4 pikë
  8. Vinicius JR – 3 pikë
  9. Kylian Mbappe – 2 pikë
  10. Granit Xhaka – 1 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.