Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e hershëm të së martës, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka njoftuar se dy vajza kanë mbetur të lënduar nga zjarri.
“Sot me datën 07.02.2023 rreth orës 5:45 në Prizren është raportuar për një zjarr. Policia, bashkë me zjarrfikësit dhe emergjencën kanë dal në vendngjarje menjëherë. Nga zjarri një shtepi banimi është djeg. Në atë rast edhe viktima femër ka pësuar lëndime nga helmimi si dhe nga rënja pasi që njëra ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë. Viktimave iu është dhënë ndihma e parë dhe janë dërguar në emergjencë, ato janë jashtë rrezikut për jetë” tha zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi./Gazeta10