
Këtë të diel janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual, Ballkani ishte nikoqir i skuadrës nga Skenderaj, Drenicës, të cilën e mposhti me rezultat 2-1, fal dy golave të Albion Rrahmanit, i cili tash është edhe golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit kosovar.
Ndeshja tjetër u luajt në Gjilan, mes skuadrës me të njejtin emër dhe Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Pas kësaj fitore, Ballkani vazhdon kryesimin në klasifikim, me 44 pikë të arkëtuara në 20 ndeshje, ndërsa Drenica e gjen veten në pozitën që të dërgon në Ligën e Parë.
Në anën tjetër, Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 29 pikë, pozitë e cila të dërgon në Evropë.
Malisheva pas këtij barazimi është në pozitën e tetë me 20 pikë.