Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundojnë ndeshjet e ditës së sotme: Malisheva fiton bindshëm, befasi në Ferizaj

Gazeta10
25 February 2023 - 14:58

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës, të cilat u luajtën në kuadër të xhiros së 22-të.

Në “Liman Gegaj”, në ndeshjen mes Malishevës e Drenicës, rezultati përfundoi në të mirë të vendasve me shifrat 3-1.

Te Malisheva golat u shënuan nga: Sobowale (12′), Hazrollaj (39′) dhe Maliqi (60′), ndërsa te Drenica golin e shënoi Abazi (35′).

Ndërkohë, ndeshja tjetër që u luajt në qytetin e Ferizajt, përfundoi me rezultat 2-1, me Ferizajn që ‘vodhi’ tri pikë ndaj Dritës me rikthim të rezultatit.

Në epërsi të parët dolën Drita me anë të Kastriot Selmanit, mirëpo i menjërshëm qe reagimi i Ferizajt, të cilët barazuan për 1-1.]

Golin e fitores për ferizajasit e shënoi ish-lojtari i Dritës, Betim Haxhimusa, i cili me golin e tij në minutën e 85-të ia dhurpo skuadrës nikoqire tri pikë.

Ferizaj vazhdon formën e jashtëzakonshme në pranverë, duke mos pëszar humbje në katër ndeshje të luajtura, ndërsa Drita pëson humbjen e dytë në këtë fillim të gjysmësezonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.