
Kanë përfunduar pjesët e para në Ligën e Evropës, ku ndeshja kryesore po zhvillohet në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Barcelonës.
Pas 45 minutave të parë, “Blaugranët” janë në epërsi me golin e Robert Leëandoëski në minutën e 18’, të cilin e shënoi nga penaltia.
Në anën tjetër, përgjatë pjesës së parë, Manchester United iu afrua golit vetëm në fillim të ndeshjes me një goditje nga Bruno Fernandes, por pa sukses.
Pjesa më e madhe e kohës u dominua nga skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez, të cilët po udhëheqin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Rezultatet në ndeshjet tjera të Ligës së Evropës janë:
HT: Roma 2-0 Salzburg
HT: Rennes 0-0 Shakhtar Donetsk
HT: Union Berlin 2-0 Ajax