Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Përfundon aventura e Blastës në Big Brother VIP Kosova

Gazeta10
25 February 2023 - 20:58

Pas incidentit të djeshëm që pësoi Blasta, ku mori lëndime, rrugëtimi i tij afro një mujor në Big Brother VIP Kosova ka marrë fund, raporton Gazeta10.

Aktualisht, Blasta është nën përkujdesje të mjekëve dhe gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Por, trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore ia pamundëson atij rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga patenta ligjore e formatit televiziv e Big Brother VIP Kosova.

Blasta, emri i vërtetë i të cilit është Lorik Shaqiri, bëhet konkurrenti i dytë që eliminohet nga BBVK për shkaqe shëndetësore.

Edhe ish-konkurrenti tjetër i BBVK-së, Gjon Karrica apo Lugati, ishte diskualifikuar nga loja pas problemeve me shëndetin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.