Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundon ëndrra e Botërorit për Ben Chilwell, do të mungojë tre muaj

Gazeta10
05 November 2022 - 13:03

Kombëtarja e Anglisë e ka humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm para Botërorit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ben Chilwell, i cili pësoi një dëmtim në sfidën e Chelsea-t përballë Dinamos së Zagrebit.

Anglezi ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe koha e rikuperimit do të zgjasë nga katër deri 12 javë. Sipas medieve britanike, Chilwell e ka humbur Botërorin dhe për Southgate kjo është një tjetër goditje pas Reece James, që sikurse shoku i tij i skuadrës u dëmtua në Champions League përballë Milanit.

Zëvendësuesi i Chilwell në listën me 26 lojtarë që Southgate do të marrë në Katar do të jetë mbrojtësi i Tottenhamit, Sessegnon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.