Ka përfunduar ndeshja e Conference League Slavia Praga – Ballkani fitorës në fund ju gëzuan vendasit.
Ballkani e fillojë në mënyren më të mirë të mundshme ndeshjen ku pas një kundërsulmi Ermal Krasniqi realizojë golin e epërsis, por nuk vonojë shum dhe vendasit barazun rezultatin 1-1 nga një pakujdësi e Stivi Frashërit. Në intervalin prej dhjetë minutash lojë u shënuan tre gola, pas një aksioni të bukur Meriton Korenica shënojë për rezultatin 2 me 1. Në minutën 34′ ish lojtari i Skënderbeut Peter Olayinka barazojë rezultatin për herën e dytë.
Pa përfunduar ndeshja vendasit shënuan edhe golin e avantazhit me Masopust.
Në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte më i ngadaltë dhe nuk pati gola të tjerë. Djemt e Ilir Dajës u munduan të barazojnë rezultatin por pa sukses, në fund Astrit Thaqi u ndëshkua me karton të kuq.