Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundon në barazim ndeshja Uruguai – Koreja e Jugore

Gazeta10
24 November 2022 - 15:58

Kombëtarja e Uruguait dhe Koreja Jugore janë pajtuar me një barazim, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pavarësisht një lojë të tërë, asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizojë aksionet me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:0.

Koreja Jugore dominoi më shumë gjatë pjesës së parë duke pasur disa raste të mira, por që nuk i konkretizuan.

Në përfundimin e pjesës së parë, Uruguai ishte pranë të kalonte në epërsi me anë të Diego Godin, i cili me kokë goditi shtyllën (43′).

Ndërkohë, gjatë 45-minutëshit të dytë loja ishte shumë më e hapur dhe e zhvilluar në mesfushë, ku nuk kishte ndonjë rast të rrezikshëm.

Në fakt, Darwin Nunez kishte disa mundësi të mirë shënimi por dështoi keq nga afërsia.

Vlen të ceket edhe goditja e bukur e mesfushorit Federico Valverde që ishte pranë të shënonte në fund duke goditur shtyllën (90′).

Në anën tjetër, edhe Heung-min Son gjithashtu provoi nga distanca por edhe goditja e yllit të Tottenhamit përfundoi jashtë portës.

Kështu, Uruguai dhe Koreja Jugore ndajnë pikë në grupin H, duke ndarë përkohësisht kreun e tabelës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.