Lajme

Përfundon pas 3 orësh protesta e opozitës në Shqipëri, u shtri në disa qytete

Gazeta10
29 Tetor 2024 - 20:48

Opozita në Shqipëri protestoi për 3 orë në disa qytete duke bllokuar akset kryesore. Protesta në Tiranë u përqendrua në Kthesën e Kamzës ku për disa minuta pati edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në Elbasan protesta që zgjati më shumë se 2 orë përfundoi para orës 20:00 dhe më pas vijoi qarkullimi normal i mjeteve.

Edhe në Shkozet nuk u raportuan incidente dhe bllokimi i rrugëve u mbyll në orën 20:00 siç ishte paralajmëruar. “Mirupafshim në aksionin e radhës”, tha Edi Paloka sipas të cilit bllokada i arriti pritshmëritë. “Qëllimi që kishim sigurisht ia arritëm. Rruga u bllokua, ky ishte qëllimi sot”, tha Paloka.

Protesta u shtri edhe në jug të vendit, në rrethrrotullimin e Levanit. “mbaroi siç ishte parashikuar në orën 20:00. “Morëm falënderime të qytetarëve të shumtë që ndaluan në rrugë dhe nuk u bllokuan. Iu bashkuan qëndrestarëve në këtë rrethrrotullim. Ndjesë ndonjërit që është bllokuar në rrugë. I falenderojmë dhe kjo mosbindje civile e PD, e popullit do të vazhdojë dhe përshkallëzohet në vijim”, tha Luan Baçi.

Në Milot dhe Rrogozhinë u dogjën edhe goma në akse kryesore të qarkullimit të makinave, por nuk pati incidente. “Shpreh gatishmërinë, bindjen, bëj deklaratën që kjo mosbindje do vazhdojë. Do ketë të tjera deri arritjen e aktit final të mosbindjes civile, qeveri teknike dhe dhënie liri të liderit të opozitës, dhënies fund të inkuizicionit të liderëve të opozitës në Shqipëri”, tha Luçiano Boçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.