
Ka përfunduar pjesa e parë me Kosovën, në ndeshjen që “Dardanët” po e zhvillojnë ndaj Izraelit në Tel Aviv.
Goli i parë erdhi pas një topi të rrëmbyer në pjese fushën kundërshtare nga Vedat Muriqi, i cili dërgoi topin te Milot Rashica.
Rashica u nis shpejt nga krahët dhe në tentim për ta dërguar topin në zonë, ishte mbrojtësi Eli Dasa që shënoi autogol.
Goli i epërsisë 0-1 erdhi në minutën e 36-të të takimit.