
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë nisur protestën me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Protestuesi janë mbledhur në Sheshi “Zahir Pajaziti”, duke fishkëllyer.
Me motonin “Demokracia vdes në errësirë”, dhjetëra gazetarë dhe qytetarë tashmë janë dalë në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Klan Kosovën dhe për të luftuar për lirinë e medias në vend.
Anëtari i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Naim Sadiku ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të merren seriozisht me rastin e Klan Kosovës.
Ai në protestën e sotme të mbajtur kundër vendimit të MINT-it, ka thënë se këtë vendim e shohin si veprim të qëllimshëm politik.