Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundon sezoni për basketbollistin e Vëllaznimit

Gazeta10
26 January 2023 - 19:55

Klubi i basketbollit Vëllaznimi përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se basketbollisti, Don Polloshka do ta humbas sezonin aktual si pasojë e lëndimit.

Polloshka pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes javën e kaluar, dhe pas testeve mjekësore është udhëzuar që duhet të operohet.

Si pasojë e këtij lëndimi dhe nevojës për operim, sezoni aktual për Polloshkan ka përfunduar.“Ekipit do të i mungoj shumë shpirti luftarak i Don Polloshkas, dhe aftësitë e tij organizative.

Por, neve na mbetet vetëm t’i urojmë atij shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë”, shkruante në komunikatën e KB Vëllaznimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.