Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pas takimit me Escobar: Jemi konstruktiv, çdo vendim reflekton kushtetutshmëri 

Gazeta10
23 August 2022 - 18:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur konstruktivitetin e palës kosovare në procesin e dialogut pas takimit me të Dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin, Escobar.

Ajo ka thënë se “Kosova është e përkushtuar që të kontribuoj për paqe e stabilitet” por pa dhënë shumë informacione tjera.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor” ka shkruar presidentja Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.