Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon takimi Jasharaj-Kurti, nuk ka marrëveshje, vazhdon greva

Gazeta10
13 September 2022 - 10:07

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, nga ky takim s’ka marrëveshje dhe greva vazhdon, raporton Gazeta10.

Jasharaj ka thënë se takimi ishte përmbajtësor por nuk ka ndryshime.

“Takimi ishte përmbajtësor por për momentin nuk kemi asgjë ndryshime”, ka thënë Jashraj.

Tutje, ai ka uruar për një marrëveshje.

“Uroj të ketë marrëveshje”.

Ai ka thënë se Qeveria ka qëndruar në deklarimet e saj.

“Palë tjetër nuk lëvizi nga qëndrimet që ka mbrojtur”, ka thënë më tej Jasharaj.

Ai ka thënë se greva vazhdon meqë nuk ka ndryshuar asgjë.

“Situatën e kemi të njejtë sepse nuk ka ndryshuar asgjë”, ka shtuar ai.

Takimi Jasharaj-Kurti ka filluar dikur rreth orës 8:25 minuta.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.