Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përkujtohet dëshmori Edmond Dabiqaj, i kushtohet edhe një dokumentar

Gazeta10
27 April 2025 - 18:12

Bashkim Ramosaj, kryetari i Deçanit, ka kujtuar jetën dhe veprën e dëshmorit Edmond Dabiqaj.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se aty shfaq edhe dokumentari “Dritë mbi mal”.

“Nderim për jetën dhe veprën e dëshmorit Edmond Dabiqaj. Në sallën e Kuvendit Komunal, u organizua shfaqja e dokumentarit “Dritë mbi Mal”, kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Edmond Dabiqaj nga Prilepi i Deçanit”.

“Ky dokumentar solli para publikut rrëfimin e një jete të përkushtuar ndaj atdheut, sakrificës dhe idealit për liri, duke ndriçuar rrugën e guximit dhe të qëndresës së Edmondit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ramosaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.