Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përkujtohet heroi Enver Zymberi

Gazeta10
26 July 2023 - 18:55

Raporti: Bleona Dallaveraj
Kurti kërkon drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve, Osmani: Ai u flijua në mbrojtje të vendit
Është përkujtuar në 12 vjetorin e rënies, polici i njësisë Speciale dhe Operative, Enver Zymberi, i vrarë me 26 korrik 2011, gjatë një aksioni në veri të vendit ku u morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Krerë institucional e partiak kanë vlerësuar lartë veprën heroike të Zymberit.

12 vite pas rënies, është përkujtuar polici, Enver Zymberi, i cili u vra gjatë një aksioni në veri për marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Krerët institucional e partiak e kanë quajtur Zymberin, simbol të guximit, përkushtimit dhe vetëmohimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zymberi u flijua në mbrojtje të integritetit territorial të vendit.

Ndërkohë, kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi dhe dënimin e vrasësve të tij.

Zymberin e kanë përkujtuar edhe liderët e partive opozitare.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

“Me të drejtë, sot ai është Heroi i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza – si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit. Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic. Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari – gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit”.

E lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se duhet kujtuar me nderime të larta të rënët në detyrë.

“Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”.

Ndërkohë, djali i heroit Enver Zymberi, Sokoli, në përkujtimin e vrasjes së babait të tij, ka shprehur një dëshirë.

Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 Policët e Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.