Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshje me mjete të forta mes nxënësve në Gjakovë, tre të mitur dërgohen në spital

Gazeta10
13 Maj 2024 - 13:44

Tre nxënës të mitur në Gjakovë janë lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur sot te një shkollë në lagjen Dardania, ku janë përdorur mjetet e forta.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se “disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt”.

“Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta. Kanë pasur lëndime të lehta dhe janë liruar nga spitali. Rasti është duke u hetuar”.

Gazeta10 do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.