Mbrëmë në fshatin Vitomericë në Pejë ka ndodhur një perleshje mes disa personave në një kafiteri.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
I njëjti ka bërë të ditur se në përleshje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, e që njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa të tjerët me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.