Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Gazeta10
29 November 2022 - 23:46

Një përleshje ndërmjet gjashtë personave ka ndodhur sonte rreth orës 22:30 tek bulevardi “Bill Clinton” në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Si shkak i kësaj është bllokuar kjo pjesë e rrugës nga policia.

Sipas kalimtarëve të rastit këto grupe kanë qenë të rinj me dy vetura, njëra Range Rover, tjetra Peugeot, që kanë zbarkuar në lagjen “Dardania”.

Njëkohësisht po raportohet për disa të plagosur ndërkohë që Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin dhe ende nuk është deklaruar për media./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.