Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbyllet projekti i grantit nga BE

Gazeta10
20 October 2022 - 19:46

Është përmbyllur projekti i grantit nga Bashkimi Evropian, me ç’rast zyrtarë të institucioneve vendore e ndërkombëtare kanë vizituar fabrikën “Proton Cable”. Ata nga afër janë njohur me punën në këtë fabrikë dhe suksesin e saj pas donacionit nga BE-ja, raporton Gazeta10.

Raporti: Saranda Alshiqi
Kamera: Deurit Shaljani

Fabrika për prodhimin e telit, kabllove dhe granulatit, “Proton Cable” ka bërë përmbylljen e projektit të grantit nga Bashkimi Evropian.

Me këtë rast, kjo fabrikë është vizituar nga përfaqësues të BE-së, krerë institucionalë e përfaqësues të bizneseve.

Ata janë njohur nga afër me repartet e prodhimit të granulatit dhe kabllove halogjen free, të cilat janë dhënë donacion nga Bashkimi Evropian.

Për suksesin e “Proton Cable” ka folur drejtori i kësaj ndërmarrje, Fatos Dida.

Ai ka thënë se kjo linjë është e teknologjisë së fundit duke treguar edhe veçantinë e këtyre kabllove.

Gjatë ceremonisë u dëshmua edhe praktikisht rezistenca e këtyre kabllove ndaj zjarrit.

Përfaqësuesi i BE-së, Johannes Stenbaek ka thënë se kjo kompani ka tejkaluar pritshmëritë, derisa ka premtuar mbështetje për mundësinë e punësimit, në veçanti për të rinjtë.

Zëvendësministri i Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj ka përgëzuar këtë ndërmarrje për suksesin, derisa ka premtuar mbështetje për bizneset.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, i cili theksoi se Proton Cable po bën diferencën në bilancin tregtar.

Fabrika “Proton Cable” deri më tani ka të punësuar 50 persona./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.