Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbyset autobusi në magjistralen Leskovc – Nish, një i vdekur dhe 24 të lënduar 

Gazeta10
21 August 2022 - 10:50

Një person ka humbur jetën dhe 24 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është përmysur në magjistralen Leskovc –Nish. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:25, kur autobusi që barte pasagjerë që ktheheshin nga pushimet në Greqi, është përmbysur në qytetin e Peçenevcës, raporton nova.rs. 

Sipas tyre, drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë, ndërsa 24 persona kanë mbetur të lënduar. 

Një nga pasagjerët e lënduar është një djalë 13-vjeçar,teksa, një i moshuar 69-vjeçar ka pësuar frakturë të hapur të krahut dhe frakturë në brinjë.  

Në Qendrën Emergjente në Nish ndodhen shtatë persona dhe dy fëmijë. Teksa, 15 persona e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim në  Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.