Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbysja e urës mbi Ibër, Nimani thotë se dëmet kapin vlerën e qindra mijëra eurove

Gazeta10
01 November 2025 - 11:14

Jahir Nimani, pronari i kompanisë së angazhuar për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, e cila u përmbys nga uji në orët e para të së shtunës, ka deklaruar se dëmi në punishte është i madh.

Në një prononcim për Klankosova.tv, Nimani deklaroi se dëmet kapin qindra mijëra euro. Ai bëri të ditur se niveli i ujit në punishten e ndërtimit ka rënë paksa dhe se kompania ka nisur procesin e sanimit të dëmeve dhe largimin e ujit.

Pronari shtoi se shkak për incidentin ka qenë faktori njerëzor, pasi sipas tij, uji është lëshuar nga ndërrimi që ka punuar gjatë natës. Sipas tij, nuk dihet ende kush ka dhënë urdhrin për lëshimin e ujit.

Ai njoftoi gjithashtu se rasti është raportuar në Polici rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku është intervistuar nga organet e rendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.