Uncategorized

Përmbytje në Brazil, të paktën 6 të vdekur dhe mijëra familje pa shtëpi

Gazeta10
11 Prill 2023 - 9:52

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e shirave intensivë në veri të Brazilit.

Autoritetet bëjnë të ditur se në 64 qyteza të lidhura me shtetin Maranhao është shpallur situatë emergjente dhe se për shkak të përmbytjeve kanë mbetur pa shtëpi 7.700 familje dhe se janë evakuuar mbi 35 mijë persona.

Deri më tani 6 persona kanë humbur jetën në zonat e përmbytjeve ku punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerë.

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka inspektuar me helikopter nga ajri qytetin Trizidela do Vale në zonën e fatkeqësisë si dhe ka marrë informacion nga zyrtarët.

Më pas Lula da Silva vizitoi dhe u takua me qytetarë në lagjen Bacabal të goditur më së shumti nga përmbytjet.

Ai theksoi se kanë vepruar në bashkëpunim në nivel federal, rajonal dhe komunal. “Jemi të detyruar të interesohemi me njerëzit që janë prekur. Njerëzit duan shtretër, ujë dhe çdo gjë që mund t’i rehatojë ata dhe këto janë gjëra që ne si qeveri mund t’i bëjmë”, tha Lula da Silva.

Për herë të fundit në rajonin Sao Paulo të Brazilit, 65 persona humbën jetën dhe mbi 2 mijë të tjerë mbetën pa shtëpi si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat intensivë./Anadolu Agency

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.