Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasen mes vete dy avionë ushtarakë në Dallas (VIDEO)

Gazeta10
13 November 2022 - 9:16

Dy avionë ushtarakë janë përplasur gjatë një shfaqjeje ajrore në qytetin amerikan të Dallasit.

Avionët – një bombardues B-17 Flying Fortress dhe një gjuajtës P-63 Kingcobra – u përplasën me njëri-tjetrin rreth orës 13:20 me orën lokale, transmeton Gazeta10.

Ata ishin pjesë e shfaqjes Përkujtimore të Forcave Ajrore “Wings Over Dallas”, që po mbahej rreth 10 milje nga qendra e qytetit.

Zyrtarët nuk kanë thënë se sa njerëz ishin në bord, por B-17 zakonisht mban një ekuipazh prej katër ose pesë personash, ndërsa Kingcobra ka një pilot të vetëm.

Përplasja do të hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, me një ekip që pritet të mbërrijë më vonë gjatë ditës së sotme, raporton SkyNews.

Ka pasur një numër përplasjesh fatale në shfaqjet ajrore në SHBA vitet e fundit. 11 persona u vranë në vitin 2011 në Reno, Nevada, pasi një P-51 Mustang u përplas./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.