Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka përmendur në seancën e sotme vëllezërit Dehari dhe kjo ka bërë që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të fillojnë t’i godasin tavolinat, raporton Gazeta10.
Ai ka përmendur edhe rastin e zhdukjes së mostrave, duke thënë se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi.
“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marr përgjegjësi, që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha
E, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është nevrikosur duke ju drejtuar Hisenit që juve duhet të ju ndalohet me ligj me fol për rastin Dehari.
“Marre t’koft, i thu vetit deputet, juve duhet me jau ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin dhe ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë ai, asni fjalë për rastin Dehari./Gazeta10