Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përplasje e ashpër Canaj-Gashi: A ke qenë ndonjëherë në Preshevë? Ti a ke qenë ndonjëherë në Spartë?

Gazeta10
26 October 2022 - 22:37

Ish-diplomati Blerim Canaj dhe komentatori politik, Blerim Gashi, janë përplasur sonte në emisionin debatues të Kanal10, Politiko me Kushtrim Sadikun, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gashi ka thënë se është shumë e vështirë e problematike me i akordu politikat nacionale për shpëtimin e Kosovës Lindore. E për këtë deklaratë, nuk u pajtua Canaj, i cili i replikoi ashpër Gashit, transmeton Gazeta10.

“Ju kurrë që s’jeni kanë në Luginë të Preshevës, tipat si ti që kurrë në Preshevë s’janë kanë, e s’dijnë cka ka në Preshevë…A je kanë ndonjëherë në Preshevë?”, iu drejtua Canaj, teksa i menjëhershëm ishte reagimi i Gashit i cili i pyeti Canajn se a ka qenë në Spartë ndonjëherë.

Më tej, Canaj u shpreh se zgjidhja e vetme që do ta zgjidhte problemin mes Kosovës e Serbisë, është ajo territoriale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.