Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Personi që u ther me thikë në Deçan është në gjendje kritike për jetën, u sulmua te vendi i punës

Gazeta10
09 September 2024 - 10:09

Personi që është therur me thikë mbrëmë në Deçan, është në gjendje kritike për jetën. Kështu ka kuptuar Klan Kosova nga burimet e veta brenda QKUK-së ku edhe po trajtohet pacienti me iniciale Y.M.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazeta10 se i dyshuari është në arrati dhe se prokurori i rastit e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij.

Nikçi poashtu e ka konfirmuar se gjendja e personit në fjalë është kritike.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, ku thuhet se i dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën me thikë, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë policia.

Po ashtu Sinjali ka mësuar se ngjarja ndodhi tek pompa e derivateve “Shell”, në rrugën “Luan Haradinaj”dhe se me thikë është therur punëtori i kësaj pompe në Deçan..

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.