Gazeta10

Përurohet objekti i ri i konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Hamburg

Të premten mbrëma në Hamburg është bërë përurimi i objektit të ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës.

Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe euro deputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës. Behar Isma, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve e intelektualëve të bashkatdhetarëve, transmeton Klan Kosova.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, foli për marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe tradicionale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të raporteve dypalëshe.

“Në lidhje me domosdoshmërinë e ndërrimit të objektit të ri të konsullatës, Ambasadori Ajeti tha se ky aktivitet nuk është i rastësishëm, por një pjesë e pandalshme, një rrugë e palëkundur e angazhimit tonë për të përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës. Ndërrimi i një objekti nuk është shumëçka, por është një mesazh i qartë për të gjithë, se rruga e drejtë dhe ligjore janë të vetmet rrugë që do të ndjekim. Ambasadori Ajeti rikonfirmoi zotimin e MPJD-së se objekti i ri i konsullatës do të mbetet si shtëpia e dytë e çdo qytetari tanë dhe do të jetë një qendër e fuqishme në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat