Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përveç doktoreshë, Time Kadrijaj ishte hendbolliste – Çka nuk dimë për deputeten e AAK-së?

Gazeta10
24 Korrik 2023 - 22:10

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka treguar disa informacione të pa thëna më parë për jetën e saj private dhe personale jashtë politikës në “PolitikOFF”.

Ajo tregoi se në të kaluarën ka qenë një sportistë aktive, madje ka luajtur edhe për disa ekipe, shkruan Gazeta10.

‘’Nuk e thash në të kaluarën kam qenë sportiste aktive, kam qenë hendbollistë aktive kam luajtur edhe basketboll. I njoh krejt lojat, volejboll basketboll po kam qenë hendbollistë aktive. Kam luajtur për ekipin e Deçanit që ka qenë ekip i kualifikuar dhe ka mbajtur pozitat e para në sport derisa i mbyllën të tëra. E kam një familje pothuajse të gjithë janë sportistë.’’, tha ajo në “PolitikOFF’’.

Ajo ka folur edhe për tatuazhin e saj që mban emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, duke shpjeguar këtë si një dhuratë që ia ka bërë vetvetes për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

”’E kam bërë këtë vit këtë tatuazh, ia kom bë dhuratë vetës në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Është diçka që e kam ëndrru, s’e kam mëndu gjatë,  e kam mëndu që kam me bë, por s’ka rastis. Sivjet ka rastis dhe e kam bërë. Është diçka një pjesë e imja, pjesë e jetës sime. Pjesa më e ndritur e jetës sime. Kështuqë kam vendos ta kem tatuazh.’’, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.