Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përvjetori i LDK-së, Buxhovi: Ardhja e Abdixhikut në krye të LDK-së është kthesë politike

Gazeta10
23 December 2022 - 23:56

Historiani dhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ardhja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së është një kthesë politike, raporton Gazeta10.

Buxhovi ka thënë se në themelim shtatë nga të parët ishin akademikë.

“Kjo ishte shumë me rëndësi si mesazh për qytetarët dhe faktoin ndërkombëtar  në atë kohë”, tha Buxhovi, në intervistën e dhënë në magazinën informative “Lajmet e Fundit” në RTK.

Më tej, ai ka thënë se ka qenë organizator i mbledhjes së nënshkrimeve.

 “Unë kam qenë organizator, sepse është dashur dikush të mbledhë 11 nënëshkrime, që të paraqesë kërkesën për themelim të partisë politike, sipas ligjit jugosllav”, u shpreh Buxhovi. “Këtë e kam bërë unë”.

Ai ka thënë se LDK është parti e hapur dhe se ka një rrjedhë demokratike.

“LDK ëhstë parti më e hapur dhe ka rrjedhë demokratike krahasuar me partitë tjera të cilat janë gati despotike në zgjedhjen e strukturave”, tha ai.

Më tej, ai ka thënë se ardhja e Abdixhikut ka qenë lëvizje e mirë.

 “Me ardhjen e Abdixhikut, ka një kapërcim të mirë”.

“Ardhja e Abdixhikut në krye të LDK-së është kthesë politike”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.