Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pesë ditë nga bllokimi në veri, situata është e qetë

Gazeta10
14 December 2022 - 8:23

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me ekipin e Kanal10 direkt nga fshati Rudar i Zveçanit, situata në këtë pjesë duket e qetë, raporton Gazeta10.

Në këtë fshat po qëndrojnë dy makina të KFOR-it dhe për dallim nga ditët e tjera sot qarkullimi i qytetarëve ka qenë më i pakët.

Ndërsa sa i përket veturave të EULEX-it nuk janë në atë zonë si në ditët e tjera.

Gjatë ditës së djeshme janë vërejtur edhe dy helikopterë të KFOR-it të cilët përmes linjës ajrore kanë depërtuar në pjesën tjetër të veriut për të dërguar ushqim për pjesëtarët e KFOR-it.

Policia e Kosovës po qëndron vetëm në fillim të kësaj rruge për të i orientuar qytetarët që nuk mund të kalohet përmes saj.

Kurse sa i përket Zubin Potokut në atë pjesë nuk gjenden as edhe një veturë e KFOR-it e lëre mo pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Banorët serbë në këtë zonë nuk dihet rahat me situatën e krijuar dhe kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë që kjo të përfundojë sa me shpejt./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=VGkTGO5LM7w

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.