Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë vazhduar me paraqitje të mira në Evropë me klubet e tyre rrespektive, shkruan Gazeta10.
Po e nisim me Vedat Muriqin, i cili po kalon në formë jetësore me ekipin e tij Mallorcan në La Liga.
Sulmuesi nga Prizreni arriti të shënojë dhe të asistojë në fitoren e ekipit të tij Mallorcas në ndeshjen kundër Villarealit.
Ky ishte goli i shtatë i Muriqit në La Liga dhe tanimë ai bën pjesë në top treshen e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi tjetër i Kosovës, Mirlind Daku, ka vazhduar më formë të mirë në kampionatin slloven.
Daku shënoi në humbjen e skuadrës së tij Mura kundër skuadrës së Mariborit.
Sulmuesi nga Gjilani është top golashënuesi në kampionatin slloven me 11 gola të realizuara.
Jetmir Topalli ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyeshme dhe ka arriti të shënojë e po ashtu edhe të asistojë në humbjen e skaudrës së tij Istanbulspor në sfidën ndaj Giresunspor.
Gol dhe assist ka bërë edhe sulmuesi tjetër Emir Sahiti në fitoren e skaudrës së tij Hajduk Split në ndeshjen ndaj Osijekut.
Lirim Kastrati ka realizuar gol në ndeshjen kundër Ferencvarosit në elitën e futbollit hungarez.
Në elitën e futbollit francez, Elbasan Rashani ka kontribuar me një asistim në barazimin ndërmjet Clermontit dhe Montepeiller. /Gazeta10/