Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë meshkuj e tri femra të lënduar, policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Veternik

Gazeta10
12 October 2024 - 8:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Veternik, që bllokoi gjithë Prishtinën.

Vozitësi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa dje u raportua për 11 persona të lënduar, sot Policia në raportin 24 orësh thotë se nga ky aksident janë lënduar tetë persona, pesë burra dhe tri gra.

Gjithashtu dje u raportua se janë përfshirë 11 vetura në aksident e një kamion, sot Policia thotë se të përfshira në aksident janë shtatë veturave.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – Veterrnik, Prishtinë 11.10.2024 – 14:30. Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak. Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.