Gazeta10

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në rastin e parë, një person në Prishtinë është dërguar në mbajtje pasi e ka sulmuar fizikisht viktimën femër

 “DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 16.03.2024-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq në Brezovicë, një person ka kanosur verbalisht dy persona tjerë.

DHUNË NË FAMILJE- Brezovicë, 17.03.2024-16:45. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht viktimat kosovarë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe organet tjera kompetente të cilët janë marrë me rastin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon ne procedurë të rregullt.”

Në Pejë është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë/17.03.2024 – 12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit  është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

Një tjetër person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Pejë/17.03.2024-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje  që kishte pasur me viktimën femër kosovare kishte ushtruar dhune ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit  është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.”

Edhe një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.

“Pejë/17.03.2024-18:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një zënke ishin përfshirë në konflikt fizik në mes vete. Personat e dyshuar nuk kanë pasur lëndime trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

NË FOKUS

Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
polici
Dy personat e vdekur në aksident janë nga kjo komunë
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë