Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesëshja mosnjohëse e BE-së, Kurti ‘optimist’: Spanja na njohu pasaportat, Greqia ngriti statusin e zyrës sonë ndërlidhëse

Gazeta10
30 Tetor 2025 - 22:16

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris ia ka thënë një optimizmi të vet në raport me pesëshen mosnjëhëse të bllokut njëzet e shtatë shtetësh të Bashkimit Evropian.

“Spanja na ka njohur pasaportat”, tha Albin Kurti, referuar mospengimit të Spanjës kur Kosova mori heqjen e regjimit të vizave në zonën Schengen në fillim të 2024’ës, duke i dhënë kësaj trajtë arritjeje diplomatike.

Kurti iu referua edhe ngritjes së statusit të Zyrës Ndërlidhje të Kosovës në Athinë, si arritje diplomatike. Por, shtoi ai “njohja megjithatë ende nuk është e plotë”.

Kujtojmë se Greqi është bukur-më-e-butë se shtetet e tjera mosnjohëse të BE-së: ku Kosovës i referohet me asterisk, duke cituar edhe Rezolutën 12/44 edhe Opinionin e GjND-së – si dhe, ka “abstenuar” në raste të procedimit të aplikaconit të Kosovës për në Këshill të Evropës.

“Për shembull, Spanja njohu pasaportën tonë, Greqia ngriti statusin e zyrës sonë në Athinë. Megjithatë, njohja ende nuk është e plotë. Ne punojmë shumë dhe kemi nevojë për ndihmën e atyre që na njohin për të bindur ata që nuk e kanë njohur”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.