
Drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq i është ndalur vizita në Kosovë dhe këtë e ashtuquajtura zyre në fjalë e ka quajtur si një demonstrim të forcës nga Kosova, raporton Gazeta10.
Tutje, bëhet e ditur se kjo vizitë është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe se ka pasur të bëjë me një vizitë në Manastirin e Patriarkanës së Pejës.
“Zyra për Kosovë dhe Metohi thekson se Petkoviqi në mënyrë të rregullt, duke respektuar absolutisht të gjitha marrëveshjet dhe marrëveshjet e arritura, ka paralajmëruar vizitën dhe praninë e tij në festën e Manastirit të Patriarkanës së Pejës – Qefini i Virgjëreshës së Bekuar, kur do të vendoset Patriarku Porfir froni i kryepeshkopit të Pejës, i cili është i një rëndësie të paçmuar për besimtarët e populli serb në Kosovë e Metohi”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Më tej, thuhet se kjo është hera e dhjetë që po iu ndalohet hyrja në Kosovë dhe se këtë e kanë vlerësuar si një shkelje brutale të marrëveshjeve.
“Kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga Aljbin Kurti, demonstrojnë forcë dhe arbitraritet dhe ia kanë ndaluar Petkoviqit të vizitojë provincën jugore serbe. Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes, si ajo për lirinë e lëvizjes dhe Marrëveshja për vizitat zyrtare, e cila parasheh një procedurë të thjeshtuar për vizitën e kryenegociatorit për dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftim. / Gazeta10