Gazeta10

Petkoviq – BE-së: Po i hedhni benzinë zjarrit, po e inkurajoni Kurtin për destabilizim

Drejtori i të ashtquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj thirrjeve që janë bërë nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga “retorikat nxitëse”, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta10.

Petkoviq ka vlerësuar se njoftimi i Shërbimit Evropian për politikë të Jashtme ka munguar plotësisht dhe sipas tij Serbia dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjithmonë kanë qenë të përkushtuar për dialog.

“Asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje vendosmëria e Beogradit dhe presidentit Aleksandër Vuçiq për dialog dhe zgjidhje të problemeve në Kosovë me mjete politike dhe paqësore”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka thënë se me njoftime të tilla, BE-ja “vetëm sa po i hedhin benzinë ​​zjarrit, duke inkurajuar Kurtin dhe duke inkurajuar përpjekjet e tij për të destabilizuar situatën në Kosovë në gjithë rajonin”.

“Ashtu si të dyja palët nuk janë përgjegjëse për faktin se Marrëveshja e Parë e Brukselit nuk u zbatua për gati një dekadë, ndonëse garantuesi i saj ishte BE-ja, as në këtë rast nuk mund të jenë përgjegjëse të dyja palët për serinë e provokimeve nga Prishtina dhe kërcënimet e Kurtit”, ka thënë Petkoviq teksa shtoi se “Kosova është dhunuesi, ndërsa Serbia viktima”.

Ndryshe, BE-ja ka bërë thirrje zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë që të ndalin menjëherë retorikat nxitëse.

Nga BE-ja është thënë se politikanët e të dyja palëve do të mbahen përgjegjës në rast të përshkallëzimit të tensioneve./Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë