Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Petkoviq: Gënjeshtër e pastër nga Bislimi, s’kemi folur për kritere të Asociacionit

Gazeta10
06 April 2023 - 12:27

Pas përmendjes së pesë kritereve gjatë ditës së djeshme por edhe sot në Komisionin për Punë të Jashtme nga kryenegociatori Besnik Bislimi në lidhje me Asociacionin, ka reaguar pala serbe e cila po pretendon se këto kushte nuk janë diskutuar fare në takimin e Brukselit.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, përmes një shkrimi në Twitter, e ka quajtur këtë “gënjeshtër të pastër të Bislimit”, shkruan Gazeta10.

“Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin” për të cilat po flet sot. Ka pasur bisedime për statusin e Asociacionit dhe grupit menaxhues. Bislimi po krijon gjëra sërish, duket se ka dëgjuar çfarë ka dashur, jo çfarë është thënë. Asociacioni mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.