Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Petkoviq i reagon Kurtit: Asociacioni të themelohet tash

Gazeta10
28 March 2023 - 15:15

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovq, iu është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka deklaruar të martën se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”.

Por Petkoviq tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke shtuar se ky është detyrim edhe nga Marrëveshja e Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, raporton Express.

Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që “po përpiqet të lirohet nga detyrim”, siç thtoi Petkoviq.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër, poqë nuk kishte nënshkrim për të.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit Kurti – Vuçiq, kishte thënë se ka marrëveshje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.