Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq në Bruksel me pritje të vogla, nis takimin me Lajcakun

Gazeta10
17 December 2024 - 12:38

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka nisur takimin bilateral me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe ekipin e tij.

Petkoviq para takimit me Lajcak ka thënë se s’pret shumë nga takimi në Bruksel, ndonëse sipas tij “delegacioni serb vjen gjithmonë i përgatitur në bisedime për të arritur një zgjidhje kompromisi”.

Në Bruksel ndodhet edhe kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi. Pritet të shihet nëse do të ketë edhe takim trepalësh, pas takimeve që dy kryengociatorët do t’i kenë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Ky takim në Bruksel vjen pas sulmit të ndodhur në Ibër-Lepenc, sulm për të cilin Kurti e ka bërë përgjegjëse Serbinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.