
Petar Petkoviq – Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka quajtur Rada Trajkoviqin, zëdhënëse të NATO-s.
Ai në Twitter, shkroi se nuk është e habitshme që Trajkoviq po luan rolin e zëdhenëses së NATO-s, transmeton Gazeta10.
“Kjo nuk është për t’u habitur, tani ka kaluar nga mbështetja për Albin Kurtin në atë të NATO-s. Vetëm se ajo kurrë nuk ka qenë në anën e serbëve dhe të Serbisë. Dhe kur ROSU-ja pushton veriun, nuk e shqetëson”, ka shkruar ai.
Ево је @trajkovic_rada у улози портпарола НАТО! Ништа то не чуди, сада је с подршке @albinkurti прешла на НАТО..
Само никада није била на страни Срба и Србије!
А када РОСУ упада на север, то јој не смета?! https://t.co/VfJt41AUXf— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 21, 2022
Ky reagim i Petkoviq është pasi që Trajkoviq shkroi në Twitter se është në mandatin e KFOR-it edhe heqja e barrikadave./Gazeta10