Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pezullohet nga puna një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, dyshohet për ryshfet

Gazeta10
08 March 2023 - 12:34

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se e ka pezulluar nga puna zyrtarin me iniciale Sh.G. i cili dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet.

“ShKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftim.

Vendimi për pezullim, sipas ShKK-së, është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe se menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat janë duke u marrë me rastin.

Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet tutje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.