Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Picula: Pjesëmarrja e zyrtarëve serbë në funeralin e Mlladiqit tregon identifikimin e Beogradit me krimet e tij

Gazeta10
31 August 2026 - 13:12

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të autoriteteve serbe në funeralin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, nuk është një çështje e parëndësishme, ka vlerësuar raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula.

E siç ka thënë ai, pjesëmarrja e zyrtarëve të Beogradit në funeral do të tregojë shkallën e identifikimit të autoriteteve serbe me krimet për të cilat Mlladiqi është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Picula tha se “sulmet toksike” ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës konfirmojnë qëndrimin e njohur të regjimit në Beograd, sipas të cilit Mlladiqi paraqitet si një viktimë e pafajshme e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë.

Picula theksoi se Bashkimi Evropian duhet të reagojë në mënyrë adekuate ndaj deklaratave të tilla, duke rikujtuar se pasojat e luftërave të viteve ’90 vazhdojnë të jenë të pranishme në rajon.

“Reagimi i BE-së duhet të jetë adekuat, sepse pasojat e agresionit të Serbisë së Madhe kundër Republikës së Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës në vitet 1990 ende nuk janë absorbuar”, ka shkruar ai në X./KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.