
Në emisionin “Politiko”, Besa Tafilaj-Pinchotti ka folur për perceptimin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe vendin e saj në agjendën e politikës amerikane.
Sipas saj, në Shtëpinë e Bardhë ekziston një përshtypje pozitive për Kosovën, e cila shihet si një partner i besueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të qëndrueshme dhe të rëndësishme në aspektin strategjik dhe diplomatik.
Megjithatë, Tafilaj-Pinchotti ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk është ndër prioritetet kryesore të administratës amerikane në këtë periudhë, për shkak të angazhimeve të shumta globale të SHBA.
Sipas saj, fokusi i Uashingtonit është i shpërndarë në disa kriza ndërkombëtare, duke bërë që Ballkani Perëndimor të mos jetë në qendër të vëmendjes.